Ndikimi psikologjik i ngjyrave tek njeriu

Katër janë ngjyrat primare psikologjike – ngjyra e kuqe, blu, e verdhë dhe e gjelbër. Ato lidhen respektivisht me trupin, mendjen, emocionet dhe ekuilibrin thelbësor mes këtyre të trijave.

JESHILE

Harmoni, balancë, Stabilitet, Dashuri universale, Natyrë, Gjallëri, Jetë, Mjedis, Ekuilibër

E  Gjelbërta  është ngjyra me relaksuese për syrin tonë. Duke qenë në qendër të spektrit, ajo është ngjyra e balancës .Ajo përfaqëson jetën, natyrën, gjallërinë. Në një dhome te gjerbër , ashtu si dhe në një dhomë blu koha kalon shpejt. Negativisht, ajo mund të tregojnë stanjacion, dhe e përdorur  gabimisht, do të perceptohet si shumë e butë.