Ndikimi psikologjik i ngjyrave tek njeriu

Katër janë ngjyrat primare psikologjike – ngjyra e kuqe, blu, e verdhë dhe e gjelbër. Ato lidhen respektivisht me trupin, mendjen, emocionet dhe ekuilibrin thelbësor mes këtyre të trijave.

BLU

Inteligjencë , Komunikim , Besim , Efikasitet , Qetësi , Freski , Reflektim

Blu është ngjyra e mendjes dhe është në thelb qetësuese. Ajo komunikon me mendjen tone në të kundërt me të kuqen, e cila lidhet me teper me fizikun. Bluja intense stimulon mendim të qartë e të kthjellët. Bluja e lehte qetëson mendjen dhe ndihmon në përqëndrim. Ndryshe bluja është quajtur  ngjyra e komunikimit të qartë. Objektet blu nuk duket të jenë afër me ne, si ato të kuqe,por me kalimin e viteve dhe të kërkimit shkencor ajo është kthyer në një nga më të preferuarat . Akoma , disa mund ta konsiderojnë  këtë ngjyrë të ftohtë dhë jo ëmocionale por ajo qe nuk ndryshon  është  perceptimi i saj : lidhja e ngushte me mendjen .