Multimedia & Promocion

Publicitet

Multimedia

INFORMACIONE PER KLIENTIN

Ja perse ne ju sugjerojme te zgjidhni produktet tona!!!

Mjedisi i brendshëm dhe ai i jashtëm janë ndër faktorët më të rëndësishëm në rritjen e shëndetshme të fëmijëve, të cilët më shumë se kushdo, preken nga ajri i intoksikuar.

Por me keqardhje nuk arrijmë të vërejmë realisht ndotjen e madhe që duhet të durojnë në mjediset e brendshme, ku ata jetojnë: në shtëpi, shkollë e kopshte.

Në një kohë që ulja e ndotjes në mjediset e jashtme kërkon masa drastike, shpesh të pa mundura si pasojë e kostove të larta, ndotjet në mjediset e brendshme më së shumti janë pasojë e mungesës së informacionit dhe e kultures shtëpiake apo shkollore.

Në botë vuajnë dhe vdesin shumë njerëz, pikërisht si pasojë e sëmundjeve respiratore, që lidhen me elementët toksikë. Vetëm në mjediset e brendshme (plastika e muret e lyera me bojë ‘zmalto’ që shkarkojnë në mënyrë të vazhdueshme agjentë toksikë mjaft të dëmshëm për shëndetin).

Lyerja e mureve nuk duhet të bëhet me bojë plastike, që përmban element të rrezikshëm toksik.

Disa plastika përmbajnë hidrokarbure të klorinuara dhe tretësa organikë.

Shumë bojëra përmbajnë metale të rënda, pigmente, tretës dhe mbetje organike.

Rali Color I ofron klientit Boje ekologjike, me perberes natyral per perdorim te brendshem dhe te jashtem, pa arome, e pelqyeshme.

Perberja siguron mos lagshmerine e siperfaqeve, siguron cilesi izoluese dhe mbrojtje per nje kohe te gjate nga fenomenet te kohes si dhe te ndotjeve atmosferike, ndryshime temperature te menjehershme.

Zbatohet lehte, perhapet lehte dhe krijon nje siperfaqe te bute. Nuk permban amoniak dhe eshte e lire nga komponente organike qe qendrojne ne ambient dhe per kete rekomandohet per perdorim ne dhoma femijesh, spitale, shkolla etj.

 

Te nderuar kliente!

Perpara se te blini produktin qe ju nevojitet per te bere lyerjen apo rifreskimin  e shtepise  apo biznesit tuaj ju keshillojme te  perdorni produkte pa amoniak dhe ekologjike.Ne kete menyre ju do te kujdeseni per nje jete sa me te shendeteshme per veten dhe familjen tuaj!

RALI COLOR si nje sipermarje e pergjegjeshme  kujdeset  per t’i  ofruar  klienteve te saj nje produkt qe nuk demton shendetin e tyre dhe te familjes se tyre.

Per kete arsye ne perberjen e produkteve tona nuk ka permbajtje toksike ,amonjak, apo komponente te ngjashem.

Ne laboratoret e kompanise kemi studjuar disa nga demtimet e shumta qe I shkakton shendetit amonjaku.

Vetite negative te AMONIAKUT:

  •      -Eshte substance e gazte,me e lehte se ajri dhe me arome te pakendshme;
  •       -Eshte perberes kancerrogjen;
  •       -Ndikon ne dobesimin e kockave;
  •       -Ndikon ne shendetin e femijeve, ne grate shtatzena dhe ne moshen e trete;
  •      - Amoniaku eshte I demshem per njerezit qe kane problem me azmen;
  •      - Eshtë substance kimike dhe shërben si reagent në laboratore.

Në ujë tretet lehtë dhe tretja ujore e amonjakut quhet Hidroksidiamonit (NH4OH) është baza më e dobët inorganike.

NH3 + H2O → NH4OH

Amoniaku me formulë kimike NH3 ndodhet i lire tek urina e kafshëve, zbërthimi i botës bimoreproteinave etj.