Ndikimi psikologjik i ngjyrave tek njeriu

Katër janë ngjyrat primare psikologjike – ngjyra e kuqe, blu, e verdhë dhe e gjelbër. Ato lidhen respektivisht me trupin, mendjen, emocionet dhe ekuilibrin thelbësor mes këtyre të trijave.

KUQE

Pasion, Terheqje, Forcë, Ngrohtësi, Energji, Mbijetesa themelore, Stimulim, Eksitim!

Falë gjatesisë së valës , e kuqja ka provuar të jetë një nga më preferuarat për syrin tonë. Ekuqja është sa sensuale dhe atraktive aq dhe intime. Dominimi dhe pushteti I te kuqes ne bote eshte I dukshëm. Efekti i saj është sa  fizik aq dhe emocional ; ajo stimulon dhe na ngre normën impulsive, duke dhënë përshtypjen se koha po kalon me shpejt . Disa e lidhin te kuqen me instiktin ,agresivitetin dhe eksitimin. E kuqja e forte (gjaku) përfaqëson jetën dhe vazhdimësinë e saj. Për dicka më të butë dhe miqësore zgjedhim te kuqen e paster , jo shumë intense .