Ndikimi psikologjik i ngjyrave tek njeriu

Katër janë ngjyrat primare psikologjike – ngjyra e kuqe, blu, e verdhë dhe e gjelbër. Ato lidhen respektivisht me trupin, mendjen, emocionet dhe ekuilibrin thelbësor mes këtyre të trijave.

VIOLET

Vetëdije shpirtërore, Kontroll, Vizion, Luks, Autenticitet,  Cilësi
Përfaqëson  një nivel më të lartë të mendimit, dhe  të vlerave shpirtërore. Ajo është shumë introverse dhe inkurajon meditim të thellë. Ajo ka lidhje me mbretër dhe zakonisht komunikon cilësine me të mire të mundshme. Duke qenë gjatësi vale e fundit  e dukshme para rreze ultra-violetë, ajo ka lidhje në kohë dhe në hapësirën e  kozmosit. Përdorimi i tepruar kësaj ngjyre  mund të sjellë mendime të tepruara rreth vetes dhe te coje ne nje gjendje melankolie.